Google ka konfirmuar se po sjell ’emoji-t’ në shërbimin e saj Gmail, teksa flitej për një gjë të tillë muajin e kaluar. Funksioni do të shfaqet gradualisht, duke filluar me përdoruesit e Android, pastaj edhe tek përdoruesit e uebit dhe iOS gjatë muajve të ardhshëm.
Reagimet ‘emoji’ përdoren gjerësisht në rrjetet sociale kryesisht në Instagram, Facebook, WhatsApp dhe të tjera. Këto kryesisht i përdorim gjatë një bisede të caktuar për t’i shprehur emocionet tona pa shkruar fare. Ndërkaq, nëse ende nuk e dini ata që duan të mbajnë llogarinë e tyre Gmail do të duhet të identifikohen të paktën një herë në 24 muaj pasi Google ka shpallur një politikë të re për llogaritë joaktive.
Rregulli i ri hyn në fuqi në dhjetor të këtij viti, kështu që ata që duan të mbajnë llogarinë e tyre Gmail duhet të identifikohen. Google pretendon se adresat e hequra të Gmail nuk do të jenë më të disponueshme, si për përdoruesit e tyre origjinal ashtu edhe për të tjerët.