Tech

Google Chrome lehtëson kërkimin në Android dhe iOS me veçori të reja!

Google Chrome po e bën kërkimin edhe më të thjeshtë me përditësime të reja për Android dhe iOS. Këto ndryshime synojnë të thjeshtojnë detyrat si gjetja e bizneseve lokale, lundrimi në faqet e internetit dhe qëndrimi i përditësuar për temat në trend. Bëhet e ditur se një nga shtesat më të dukshme është prezantimi i veprimeve të reja të Chrome për kërkimet lokale.

Tani, kur kërkoni për një restorant ose biznes tjetër në telefonin tuaj, do të shihni butonat për të telefonuar shpejt, për të marrë udhëzime ose për të lexuar komente. Kjo veçori është aktualisht e disponueshme në Android dhe do të vijë në iOS më vonë këtë vit. Përdoruesit do të vlerësojnë gjithashtu shiritin e ridizajnuar të adresave në iPad dhe tabletë Android.

Ky rifreskim përfiton nga madhësia më e madhe e ekranit dhe përputhet me gjuhën e dizajnit Material You të Google. Një veçori tjetër e dobishme është shtimi i sugjerimeve në shiritin e adresave. Kjo prekje e personalizuar ju ndihmon të lundroni në faqet e internetit bazuar në zakonet tuaja të shkrimit. Për shembull, nëse shpesh shkruani “orare” për të hyrë në faqen e internetit të sistemit tuaj të transportit lokal, Chrome tani do t’i japë përparësi atij sugjerimi kur të filloni të shkruani.

Me këto përditësime, Google Chrome po përmirëson përvojën e kërkimit. Ndërkaq, rikujtojmë se Apple, duke reklamuar shfletuesin e saj Safari, ka ngritur një problem shqetësues për të gjithë ata që përdorin Google Chrome, përfshirë këtu edhe 1.46 miliardë përdoruesit e iPhone.

Gjiganti i teknologji ka zënë billboard-e në të gjithë botën për të promovuar Safarin, duke iu referuar si një aplikacion që “është në fakt vërtet privat.” Edhe pse në reklamë nuk përmendej specifikisht Google Chrome, ky i fundit është shfletuesi më i shkarkuar ndonjëherë për smartfonët, duke ia kaluar Safarit me mbi 2 milionë. Teksa reklama është një goditje e qartë për Google, kompania ka deklaruar më herët gjatë këtij viti se mbledh të dhëna nga kushdo që përdor Chrome.