Art & Kulturë

“Good Vibes, Good Life: How Self-Love Is the Key to Unlocking Your Greatness” nga Vex King. Kritikë.

Empatik dhe dinamik, ylli i Instagramit Vex King [për]mbledh mësimet e tij të vetë-dashurisë dhe pozitivitetit, ato që e ndihmuan shumë në jetën e tij, si mësime për lexuesin që do të ndryshojë jetën e tij së brendshmi. Sipas tij, asgjë nuk është e pamundur, çdo përgjigje e kemi brenda nesh, dhe ky libër ka çelsat për t’i marrë.

Libri best-seller i Sunday Times (non-fiction) në 2001, nga një personazh shumë ndikues në rrjetet sociale – Vex King do t’ju mësojë ta doni më shumë veten, e do t’ju japë mësime si të manifestoni pozitivitet e të udhëhiqni një jetë më të mirë se kjo që po jetoni.

Pasi kaloi momente të vështira në jetën e tij Vex u bë frymëzim për miliona njerëz të cilët e ndiqnin në faqen e tij popullore në Instagram. Përmes përvojës së tij, King do të mundohet të japë përgjigje pyetjeve të mundimshme që shumë prej nesh mund t’i kenë, duke jetuar në një kohë të ndërlikuar.

Disa nga temat kryesore të librit janë:

–      Praktiko kujdesin për veten mbi të gjitha dhe të gjithë, është e vetmja mënyrë për t’i ikur toksicitetit.

–      Kultivo zakone pozitive që përfishjnë vetëdijësimin dhe meditimin.

–      Ndrysho besimet, parimet dhe mëndësinë tënde për të mos qënë i mbyllur ndaj ndryshimeve në jetën tënde.

–      Manifestimi.

–      Ndiq frymën e universit për të tejkaluar frikën.

–      Gjej qëllimet e tua dhe mënyrën për t’i arritur ato.

–      Bëhu një dritë për të tjerët.

Vex King kërkon të udhëzojë lexuesin përmes këtij libri për të ndryshuar mënyrat si mendon, ndjen, flet apo vepron duke ndryshuar kësisoj shoqërinë dhe botën.

Libri i parë i autorit Vex King, njëkohësisht një nga influencerat më të njohur në rrjetet sociale në glob (person me ndikim në botën virtuale) “Good Vibes, Good Life” – Si dashuria për veten është çelësi për të ç’kyçur madhështinë tënde, është një libër që duhet ta lexoni nëse jeni në grupin e atyre njerzve që lexoni letërsi të tillë.

Qëllimi i King, nisur nga shembuj konkret, të provuar në lëkurë është të edukojë publikun përmes vetdijësimit, manisfestimit dhe meditimit se dashuria për veten është [mbase] e vetmja mënyrë për të udhëhequr jetë më të mira dhe më të frutshme. Gjithçka fillon nga dashuria për veten, ikja nga toksiciteti që na rrethon duke e shmangur atë me çdo kusht pavarësisht se ngandonjëherë mund të vijë edhe nga njerëzit më të afërt, nga ata që i kemi zgjedhur ose që na kanë rënë në jetë. Pas këtij libri që shiti mbi 1 milionë kopje në të gjithë botën, Vex botoi edhe “Healing is the Inner High”. Librat e tij janë të thjeshtë e të kuptueshëm, mjafton që të jeni të hapur ndaj këtij (këtyre) këndvështrimeve. Lexuesit e tij janë shumë të lumtur me efektin që rreshtat e King kanë patur në jetët e tyre – edhe pse racionalëve cinik mund t’u duken mëndjet e tyre si të sëmura nga fryma e një lloj kulti.

Ja disa nga pikat kryesore të këtij libri:

1.

Mundohuni të jeni më të mirë nga dje, çdo ditë.

 2.

Universi i përgjigjet vibrimit që ti i çon. Nëse energjia që tejçon është negative, të njëjtën do të marrësh mbrapsht.

3.

Dashuria për veten është balanca mes të pranuarit të vetes siç je dhe të qënit i vetdijëshëm që ti meriton më shumë, duke punuar për një version më të mirë të vetes. Ndrysho mënyrën si mendon, flet dhe vepron, kështu mund të ndryshosh botën. Përsërit, vazhdimisht, që të bëhet refleks.

4.

Marrëdhenia jote më e gjatë dhe domethënëse është ajo që ke me veten. Nëse nuk ke përsosur atë nuk do mund të kesh marrëdhenie të frutshme me askënd apo asgjë tjetër.

 5.

Gjithmonë ri-shiko sjelljet e tua karshi të tjerëve, sepse mund të jesh ti burimi i toksicitetit. Kjo është një mënyrë si të rritesh po aq sa ç’është një akt i dashurisë për veten. Bëhu i vetëdijeshëm gjithmonë për engergjinë që po përçon.

6.

Nuk do të jesh ngahera i rëndësishëm për të tjerët ndaj duhet të mësosh të jesh i rëndësishëm për veten. Mësoje veten që ta shijosh shoqërinë tënde. Kujdesu për veten dhe jeto pa u varur nga të tjerët. Prano çdo gjë që të ndodh, pavarësisht gabimit. Merr frymë dhe lëre të shkojë. Nesër do të jetë një ditë e re.

7.

Rrëshkit nga kufizimet mendore që i vendos vetes. Çfarë do verbalizosh do të materializosh. Fjalët mund të lëndojnë, ndihmojnë ose shërojnë. Bëhu i zgjuar me to. Ajo që të duket e vërtetë në mendjen tënde do të bëhet e vërtetë – vërtet.

8.

Qëllimi pa veprim është thjesht një dëshirë. Dil nga zona e rehatisë. Rritja ndodh kur e sfidon veten. Hapa të vogla, askush nuk ka ditur dje atë që di sot. Rrefuzimet janë njëkohësisht hapje të disa dyerve të reja.

 9.

Mëso ti lësh gjërat të rrjedhin.

Sigurisht nëse nuk jeni prej atyre që lexojnë librat vet-ndihmues, ky libër do t’iu duket harxhim letre dhe boje. Por nëse lëshoni perden e cinizmit për pak orë – asgjë që mund t’iu bëjë më të mirë seç jeni për momentin nuk është kohë e çuar dëm. Kini Besim!