Sport

Golashënuesit e Evropianit, Cristiano Ronaldo nuk “njeh” rival!

Euro 2024 është gati për të nisur. Të 24 skuadrat janë vendosur në pozicionet e tyre për nisjen e një gare të gjatë por edhe të bukur, e cila do të përfundojë, në 14 Korrik në Berlin, datë kur do të mësojmë edhe fituesin.

Padyshim vëmendja kryesore do të jetë tek “yje-t”, e këtij kompeticioni, të cilët do të përpiqen të udhëheqin skuadrat e tyre drejt triumfit.

Por cilët janë golashënuesit e këtij kompeticioni, përgjatë gjithë historisë së zhvillimit të tij?

Lista kryesohet nga portugezi Cristiano Ronaldo me 14 gola. Ish ylli i Real Madrid, ka krijuar shkëputje nga ndjekësit dhe në këtë evropian të fundit të tij do të kërkojë ta thellojë pse jo diferencën nga ndjekësit.

Në vendin e dytë është legjenda franceze Michel Platini me 9 gola, i ndjekur nga Alan Sheaarer dhe Grizmann me nga 7 gola, si dhe Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata me nga 6 gola.

Sakaq, Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Kaiserau, qendra bazë e kuqezinjve në Gjermani. Gjithë fokusi i lojtarëve dhe stafit teknik me në krye brazilianin Sylvinho, është te dueli i parë në Euro 2024. Kundër Italisë (15 qershor) në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Më pas vijojnë duelet e radhës në grupin B, ndaj Kroacisë (19) në Hamburg dhe përballë Spanjës (24) në Dusseldorf. Stërvitja e parë në tokën gjermane u bazua më shumë në aspektin taktik, ndërkohë që pati edhe punë në palestër.

Asnjë nga lojtarët nuk ka dëmtime apo probleme fizike, përveç portierit Etrit Berisha, i cili ndjen dhimbje në shpinë. Kuqezinjtë do të zbresin sërish në fushë duke nisur nga ora 17:00, për stërvitjen e dytë të së hënës.