Sport

Gol në minutën e 90, Anglia kalon në FINALEN e madhe përballë Spanjës

Holanda dhe Anglia u përballën në gjysmëfinalen e dytë të këtij Europiani. Në minutën e 7 Holanda ka shënuar golin e parë të përballjes me Anglinë dhe kështu ka kaluar në avantazh.

Por pa vonuar shumë edhe “Tre Luanët” kanë shënuar në rrjetë me anë të një penalltie duke thyer kështu avantazhin e holandezëve dhe të çojnë rezultatin në barazim. Pas një goli të anulluar për pozicion të parregullt loje “Tre Luanët” shënojnë sërish në minutën e 90.

Tulipanët” kanë treguar një lojë të bukur, edhe pse me raste me ulje-ngritje nga ana tjetër, “Tre Luanët” kanë treguar luhatje, teksa kualifikimin deri këtu e ka arritur vetëm falë kohës shtesë dhe penalltive.