Aktualitet Sport

Goditje e rëndë për Real Madrid, dy yjet e “Los Blancos” nuk do të luajnë në El Clasico kundër Barcelonës!

Real Madrid arriti një fitore të madhe në Ligën e Kampionëve përballë Dortmund në “Santiago Bernabeu”, duke përmbysur gjermanët me rezultatin 5-2.

Por buzëqeshja ka ikur shpejt nga fytyra e Ancelottit, i cili tashmë duhet t’i bëjë mirë llogaritë për El Clasico-n e kësaj fundjave kundër Barcelonës.

Është konfirmuar që “Los Blancos” do të luajnë pa dy yje në këtë duel, Thibaut Courtois dhe Rodrygo. Si gardiani belg, ashtu dhe ylli brazilian i sulmit u dëmtuan në takimin me Dortmundin dhe pas analizave të bëra, të dy ata nuk do të jenë të gatshëm për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Barcelona udhëheqë La Ligën me 27 pikë në 10 javë, 3 më shumë se Reali, i cili do të kërkojë të arrijë rekordin e katalanasve për më shumë ndeshje pa humbje në elitën e futbollit spanjoll.

El Clasico e parë e këtij sezoni do të luhet në mitikun “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e 26 tetorit dhe do të përcillet për ju live në “DigitAlb”.