Health & Beauty Lifestyle

Goca mblidhuni këtu dhe mbani veshë, rimeli tashmë ka dalë nga moda…

Modës së rimelit të qerpikëve siç duket i ka ardhur fundi. Qerpikët e zinj janë tashmë diçka që i përkasin periudhës së vjetër, pasi gurutë e bukurisë, artistët e grimit dhe famshmit po heqin dorë nga rimeli për një pamje më natyrale.

Në TikTok, dhjetëra krijues të rinj të kontentit po ndajnë rutinat e tyre të bukurisë natyrale të cilëve u mungon rimeli, duke pretenduar se e kanë kuptuar se grimi i tyre duket “më i mirë” dhe “më i pastër” pa qerpikët e errët. Disa përdoruese janë zotuar të heqin dorë plotësisht, derisa influencerja Hailey Drew Polk këmbëngul se sytë e “zhveshur” duken si një “modë e shtrenjtë”.

Bëni grimin tuaj normal, ndoshta edhe vendosni nuanca të lezetshme në sy, vetulla të theksuara, ngjyra plotësuese natyrisht dhe më pas pa rimel. E di që duket sikur diçka mungon, por me të vërtetë, është elegant. Të jep ndjesinë e një mode të shtrenjtë.

@haileydrewpolk

Full glam no mascara = model off duty chic #makeuptip

♬ original sound – HAILEY DREW

Kohët e fundit, stilistët kanë zgjedhur një paraqitje më natyrale të grimit në pasarela. Në Javën e Modës në New York muajin e kaluar, modelet e Cynthia Rowley-t mbanin një copë pigmenti nëpër qepallat e tyre me qerpikë të pa lyer, ndërsa grimeri i Prabal Gurung zgjodhi një pamje me fytyrë në dukje natyrale pa grim për në pasalelë.

Rikujtojmë se, përjetimi i një alergjie ose acarimi nga boja e rimelit mund të jetë një situatë shqetësuese dhe e pakëndshme për shumë njerëz. Rimeli është një produkt kozmetik i përdorur zakonisht për të përmirësuar pamjen e qerpikëve, por mund të shkaktojë reaksione negative te disa individë. Reaksionet alergjike ose irritimet janë relativisht të zakonshme dhe mund të ndryshojnë në ashpërsi. Ndër simptomat e alergjisë ose acarimit të maskarës së syve është skuqja dhe ënjtja e qepallave ose e lëkurës rreth syve. Në këtë link janë disa këshilla të dobishme për të parandaluar infeksionet e syve…