“Pasó” një program sportiv prej 120 minutash i rikthehet informacionit dedikuar sportit çdo javë edhe për këtë sezon në Top Albania Radio. Konceptuar si një emision info-argëtues, informohuni mbi faktet, njihuni me protagonistët dhe qëndrimet e tyre.
Në episodin e parë në studio ishin Glenti Nallbani, Lorenc Jemini, Gëzim Sinemati dhe Edi Manushi të cilët diskutuan në lidhje me zhvillimet më të fundit të sportit dhe u ndalën edhe tek ekipi ynë i Kombëtares dhe performacës në ndeshjet e fundit. Glenti Nallbani bëri përgjegjës për humbjen trajnerin Sylvinho.