Një ditë pas ngjarjes që tronditi shkollën “Fan Noli” në zemër të Tiranës, shokët e Martinit që mbeti i vrarë dhe prindërit e tjerë janë të tronditur.
Gjyshja e njërit prej shokëve të Martinit, shprehet se nipi i saj është i tronditur nga ngjarja.
“Kam nipin në klasë paralele. Nuk e di..nuk kam guxim ta pyes. Që mbrëmë deri sot…E priste nëna në shtëpi për drekë ku vajti ai fëmijë.
Ku ishte përgjegjësia e mësuesve, e rojeve te dera, e shokëve, prindërit duhet ta mësojë fëmijën ta dojë shokun, të respektojë më të madhin, jo kështu. Nipi im ka ngrirë komplet, nuk flet”-tregoi ajo e tronditur.
Autori i ngjarjes është arrestuar. I mituri akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ditën e djeshme, ky shtetas, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, për motive të dobëta u konfliktua me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i goditi me mjet prerës. Të tre të miturit u dëmtuan. Si pasojë e plagëve të marra, 14-vjeçari Martin Cani ndërroi jetë në spital ndërsa dy të lënduarit, mes tyre autori i krimit, janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas policisë, ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatarët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.
Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.