Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli pësoi një disfatë të madhe në zgjedhjet e 25 Prillit ama jeta familjare po shndërrin për të.
Pak orë më parë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ish-Kryeparlamentarja postoi një foto të ëmbël të vajzës së saj Megi e cila sapo ka sjell në jetë fëmijën e dytë.
Të rralla janë fotot apo videot që Jozefina dhe Megi postojnë të të vegjëlve të tyre dhe kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Tashmë Jozefina Topalli ka një nip e një mbesë dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot.
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli pas zgjedhjeve vendosi të largohet nga drejtimi i partisë, Lëvizja Për Ndryshim pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizjeje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare.