Tanimë, gjyqi i famshëm mes aktorëve Johhny Depp dhe Amber Heard do të risillet në filmin “Hot Take: The Depp/Heard Trial”. Siç e dimë ky gjyq u fitua nga Depp i cili mori 10 milionë$ dëmshpërblim për shpifjet e ish-partneres së tij. Filmi do të shfaqet në 30 shtator, në platformën e Fox. Me regji të Sara Lohman dhe Guy Nicolucci, në të do të interpretojnë Mark Hapka dhe Megan Davis.
Rikujtojmë, se Amber Heard po përballet me shumë probleme pas humbjes së gjyqit me Johnny Depp-in. Fama, karriera dhe financat kishin marrë një kthesë në rënie edhe para se juria të shpallte të pafajshëm ish-burrin e saj. Aktorja humbi rolin në “Aquaman”, por më e rëndësishmja, humbi mbështetjen e atyre që ishin afër saj.
Sipas medieve botërore, Heard iu drejtua miqve dhe njerëzve të tjerë pranë saj për ndihmë financiare, por askush nuk e ka ndihmuar. Edhe pasi procesi gjyqësor i shumëpërfolur përfundoi në fillim të kësaj vere, emrat e Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdojnë të jenë titujt kryesorë gjatë gjithë vitit. Tani, duket sikur ‘Zen Models’ po përpiqet të përfitojë nga fama e shtuar e aktores, ndaj edhe i ka ofruar asaj një rol në një film pornografik.
Rikujtojmë, se në disa dokumente të fundit, është aluduar për të kaluarën e supozuar të aktores përpara se të ishte me Depp. Dokumentet e pambyllura gjyqësore nga padia e Johnny Depp për shpifje kundër Amber Heard kanë zbuluar një sërë akuzash dhe pretendimesh të reja. Këto dokumente japin detaje që u prezantuan nga avokatët e Depp në kohën e gjyqit dhe ai akuzon ish-gruan e tij se ka qenë një kërcimtare ekzotike dhe eskortë përpara se të takohej me të.