Juristëve në gjyqin për shpifje të Johnny Depp iu shfaqën disa mesazhe tronditëse së fundmi, në të cilat aktori përdorte gjuhë të dhunshme dhe të turpshme ku diskutonte dhe përdorimin e drogës dhe alkoolit. Depp ishte i pranishëm për të tretën ditë radhazi në një sallë gjyqi në Fairfax, Va., ndërsa gjyqi i tij kundër ish-bashkëshortes Amber Heard vazhdoi. Depp pretendon se Heard gënjeu kur e akuzoi se ai e goditi atë dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi karrierës së tij.
Në dëshminë e tij të martën dhe të mërkurën, Depp mohoi se ai kishte goditur ndonjëherë ndonjë grua. Ai gjithashtu pretendoi se Heard e kishte sulmuar vazhdimisht dhe i kishte hedhur një shishe, duke i prerë majën e gishtit të mesit. Depp dëshmoi se ai zakonisht ikte në një dhomë gjumi ose në banjë për t’u larguar nga Heard kur ajo ishte e dhunshme.
Depp i shkroi aktorit Paul Bettany në qershor të vitit 2013:
Le ta mbysim para se ta djegim!!! Unë do të penetroj trupin e saj të djegur më pas për t’u siguruar që ajo ka vdekur.
Mesazhet me tekst të rëndë u shfaqën fillimisht gjatë gjyqit të Depp për shpifje kundër botuesit të gazetës “The Sun” në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020. Në atë rast, gjykatësi vendosi se akuzat për abuzimin e Heard ishin “thelbësisht të vërteta” dhe hodhi poshtë padinë e Depp. Rottenborn lexoi gjithashtu një mesazh në të cilin Depp i referohej ish-gruas Vanessa Paradis si “zhvatëse franceze”. Depp u pyet për përdorimin e drogës, duke përfshirë edhe shokun e tij Marilyn Manson.
Po, kemi pirë bashkë. Ne kemi pirë kokainë së bashku ndoshta disa herë. Një herë i dhashë Marilyn Manson një pilulë që të ndalonte së foluri kaq shumë.
Depp u pyet gjithashtu për një fluturim me avion privat nga Bostoni në Los Anxhelos në vitin 2014. Mendohet se aktori e goditi me shuplakë atë dhe e shkelmonte gjatë fluturimit. Depp dëshmoi se ai e kaloi pjesën më të madhe të fluturimit duke fjetur në banjë dhe mohoi se ishte bërë i dhunshëm.
Në një mesazh që përshkruan fluturimin, Depp e përshkroi veten si “një motor i zemëruar duke bërtitur paturpësisht dhe duke fyer çdo njeri që afrohej”. Rottenborn gjithashtu e pyeti Depp nëse ai kishte shkatërruar dhomat e hotelit.
Unë kam sulmuar një ose dy divan, po zotëri.
Të mërkurën, avokati i Depp paraqiti disa klipe audiosh të një debati midis Depp dhe Heard, në të cilin Heard pranoi se “goditi” Depp dhe e quajti atë “fëmijë”. Rottenborn luajti klipin e tij për jurinë ditën e enjte, në të cilin Heard shprehu shqetësimin për përdorimin e substancave dhe të vjellat e Depp. Në regjistrim Heard shprehej:
Po, ti vjell shumë. Ky është një lajm për ty? Kjo po të prek shumë më tepër nga sa mendoja.
Rottenborn gjithashtu i tregoi Depp disa mesazhe në të cilat Deep tregonte se ai kishte prerë gishtin e tij. Në njërën prej tyre, Depp i shkroi mjekut të tij se ai “kishte prerë gishtin e mesit të dorës së majtë për të kujtuar se nuk duhet ta priste më kurrë gishtin”.
Jurisë iu shfaq gjithashtu një mesazh që Depp i dërgoi babait të Heard në dhjetor 2015, kur Depp shkroi:
Po, e menderosa dhe shkova shumë larg në luftën tonë.
Pas kësoj Depp dëgjohej teksa thotë:
Nuk thotë përleshje fizike.
Rottenborn paraqiti gjithashtu një video që Heard kishte regjistruar, në të cilën Depp mund të shihej duke bërtitur, duke përplasur gjërat dhe duke i derdhur vetes një gotë gjigante verë. Depp u shpreh se videoja ishte “regjistruar në mënyrë të paligjshme”.
Është e qartë se po kaloja një periudhë të keqe. Unë sulmova disa kabinete në kuzhinë, por nuk e preka zonjën Heard.
Rottenborn e përfundoi dëshminë e ditës duke vendosur një regjistrim audio nga korriku i vitit 2016, në të cilin Depp dukej se mbante një thikë dhe Heard vazhdimisht i kërkoi atij të mos priste veten. Marrja në pyetje e Depp do të rifillojë të hënën.