Një psikologe që vlerësoi aktoren Amber Heard dhe u punësua nga ekipi ligjor i Johnny Depp ka dëshmuar se aktorja tregoi shenja të çrregullimeve të personalitetit, por jo çrregullim stresi post-traumatik (PTSD). Në ditën e nëntë të gjyqit për shpifje të Depp kundër Heard, Dr. Shannon Curry i tha gjykatës se asaj iu kërkua “të jepte një vlerësim psikologjik të zonjës Heard” në tetor 2021, por nuk iu kërkua kurrë të bënte të njëjtën gjë për Depp.
Curry shqyrtoi të gjitha dokumentet e çështjes si pjesë e vlerësimit të saj për aktoren e “Aquaman”, si dhe të dhënat mjekësore të Heard përfshirë trajtimin e shëndetit mendor, regjistrimet audio dhe video, fotot dhe deklaratat e shumta të dëshmitarëve. Ajo tha se u takua me Heard në dy data të veçanta, 10 dhjetor dhe 17 dhjetor 2021, për rreth 12 orë në total.
Rezultatet e vlerësimit të zonjës Heard mbështetën dy diagnoza, çrregullimin e personalitetit kufitar dhe çrregullimin e personalitetit histrionik.
Klinika Mayo e përkufizon çrregullimin kufitar të personalitetit si një çrregullim të shëndetit mendor që ndikon në mënyrën se si mendoni dhe ndiheni për veten dhe të tjerët, duke shkaktuar probleme në funksionimin e jetës së përditshme. Ai përfshin çështje të vetë-imazhit, vështirësi në menaxhimin e emocioneve dhe sjelljes dhe një model të paqëndrueshëm tek marrëdhëniet.
Çrregullimi i personalitetit histrionik, sipas Mayo, është një gjendje e karakterizuar nga të menduarit ose sjelljen dramatike, tepër emocionale ose të paparashikueshme. Në dëshminë e saj, Dr. Curry tha se ata me këtë gjendje mund të priren të marrin një rol viktime ose princeshe me histori të rreme. Sipas klinikës, mund të manifestohet në kërkimin e vazhdueshëm të vëmendjes, të qenit tepër emocional, dramatik ose seksualisht provokues për të tërhequr vëmendjen. Curry tha në gjykatë të martën se kishte informacion që mbështeti konkluzionet e saj në vlerësimin për Heard nga burime të shumta, duke përfshirë një test që psikologia kreu vetë dhe prova të diagnozave në të dhënat e saj dhe në vetë-raportin e saj.
Depp pretendon se Heard gënjeu kur e akuzoi se ai e goditi atë dhe po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim për dëmin që i shkaktoi karrierës së tij. Thënë kjo, audienca dhe fansat janë të ndarë në dy kahe. Megjithatë më të shumtë janë ata që mbështesin aktorin Johnny Depp. Pas dëshimve tronditëse të të dyve në seancat e gjyqit, rrjeti vloi me komente duke i dhënë të drejtë Depp dhe duke hedhur poshtë Heard.