Bota

Gjykata Supreme e Brazilit urdhëron hetimin e Elon Musk!

Gjykata Supreme në Brazil ka hapur një hetim të veçantë ndaj Elon Musk nën akuzat mbi shpërndarjen e lajmeve të rreme. Në vendimin e tij, gjyqtari Alexandre de Moraes tha se Musk ka filluar të zhvillojë një “fushatë dezinformuese” publike në lidhje me veprimet e gjykatës e cila kishte kërkuar nga miliarderi mbylljen e disa llogarive.

“Pengimi i drejtësisë braziliane, nxitja e krimit, kërcënimi publik për mosbindje ndaj urdhërave të gjykatës dhe mungesa e bashkëpunimit janë fakte që nuk e respektojnë sovranitetin e Brazilit”,-tha Moraes. Bëhet e ditur se Musk së bashku me një rrjet njerëzish do të hetohen pasi dyshohet se kanë përhapur lajme të rreme kundër gjyqtarëve të Gjykatës Supreme braziliane.

Vendimi i Moraes vjen pasi Musk u deklarua se do të hiqte të gjitha kufizimet në llogaritë e bllokuara, gjë që ka të ngjarë të ulë të ardhurat në Brazil. Më vonë ai tha se do të publikonte gjithashtu edhe të gjitha kërkesat e Moraes duke pretenduar se ato e shkelin ligjin brazilian. Kjo u kundërshtua nga gjyqtari i cili tha se çdo llogari që X do ta riaktivizojë do të pasojë me 20 mijë dollarë gjobë në ditë.

Ndërkaq, përqendrimi në vetëm një apo dy profesione mund t’ju bëjë ekspert por kjo mënyrë e mendimit nuk aplikohet për Elon Musk. Duket se Musk është në mesin e atyre njerëzve që mund të bëhet profesionist në çdo fushë. A është kjo për shkak të orarit të tij 85-orësh? Ndoshta më shumë ka të bëjë me sekretin e tij për strategjinë e mësimit. Musk shpeshherë ka thënë se është rritur duke lexuar libra.

Musk nuk është se zgjedh shumë se çfarë tema lexon. Ndonëse shumica e njerëzve preferojnë të lexojnë libra që janë relevantë me fushat që u përkasin, Musk e lejon veten të mësojë çdo gjë për shkak se çfarë mësoni tani mund ta ndërlidhni me diçka tjetër në të ardhmen, duke krijuar diçka unike. Musk ka kombinuar fushën e softuerit me ekonominë, duke krijuar kompaninë PayPal.