Bota

Gjykata ndërkombëtare e Hagës quan ‘të jashtëligjshme’ prezencën e Izraelit në territoret palestineze !

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë tha sot se politikat e Izraelit në territoret e puyshtuara palestineze janë në fakt një aneksim.

Në vendimin e publikuar thuhej se prezenca e vazhdueshme e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze është e jashtëligjshme dhe duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.

Kreu i gjykatës së Hagës, Nawaf Salam, lexoi sot vendimin këshillues të gjykatës mbi pushtimin e territoreve palestineze nga ushtria e Izraelit.

Ai tha se me veprimet e tij Izraeli janë në shkelje të Nenit 49 dhe të Katërt të Konventës së Gjenevës, që thotë se ‘fuqia pushtuese nuk mund të largojë ose transferojë popullatën civile të territorit që pushton’.

“Kolonitë e reja izraelite të ndërtuara në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor, si dhe politikat e lidhura me to, janë shkelje e ligjit ndërkombëtar”, tha Salam, duke lexuar konkluzionet e panelit me 15-gjykatës.

Ai shtoi se politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze plotësonin kriteret e aneksimit të një pjese të madhe të territoreve, dhe përbënin diskriminim ndaj palestinezëve që banojnë në to.

Izraeli mban të pushtuara territoret palestineze të Bregut Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin lindor dhe ndërton në to koloni banimi izraelite, megjithëse janë të jashtëligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Jeffrey Nice, avokat i të drejtave të njeriut tha për AlJaseera se është tashmë e vështirë që liderët botërorë të neglizhojnë një vendim të kësaj gjykate, edhe pse nuk është detyrues, shkruan BBC.

“Kjo është një pjesë e sistemi ligjor ndërkombëtar që thotë se u mbush kupa. Është tashmë e thjeshtë që palët e publiku të kërkojë që Izraeli të vërë rregull”.