Britney Spears është tani zyrtarisht e lirë. Këngëtarja nuk do të jetë më nën kujdestarinë që ka sunduar jetën e saj për 13 vitet e fundit. Britney e ka përshkruar përfundimin e një marrëveshjeje ligjore që kontrollonte shumë aspekte të jetës së saj për 13 vjet si ditën më të mirë që ka pasur ndonjëherë.
O Zot, i dua kaq shumë fansat e mi, deri në çmenduri. Mendoj se do të qaj nga gëzimi për çdo ditë të jetës sime. Dita më e bukur që kam kaluar ndonjëherë. Falë Zotit!
Ditën e kaluar, një gjykatës në Los Angeles i dha fund kujdestarisë të krijuar nga babai i këngëtares 39-vjeçare në vitin 2008, duke hyrë në fuqi menjëherë. Fansat e saj ishin mbledhur jashtë gjykatës për të mbështetur Britney-n, e cila e kishte përshkruar kujdestarinë si abuzive. Në dosjet e mëparshme gjyqësore, avokatët që përfaqësonin këngëtaren, shpreheshin se:
Jeta e saj ishte në rrëmujë dhe ajo ishte në shqetësim fizik, emocional, mendor dhe financiar.
Kujdestaria kishte fuqi mbi financat e saj dhe vendimet e karrierës, përfshirë këtu edhe çështje të mëdha personale, të tilla si vizitat me djemtë e saj adoleshentë dhe nëse ajo mund të rimartohej. Të premten, gjyqtarja e Gjykatës së Lartë të Qarkut të Los Angeles, Brenda Penny, vendosi në favor të kërkesës së këngëtares për t’i dhënë fund, e cila nuk u kundërshtua nga asnjë nga palët e përfshira.
Rikujtojmë se, për martesën e Britney Spears me Sam Asghari, ylli i popit po kërkon ndihmën e një ikone të modës për të stiluar fustanin e saj. Një lajm i bukur ky, të cilin këngëtarja zgjodhi që ta bënte vetë të ditur në rrjetin e saj social Instagram nga edhe kishte shkruar se:
Jo, ky nuk është fustani im i nusërisë. Donatella Versace po bën fustanin tim ndërkohë që ne flasim. Natën e mirë njerëz!