Prej disa kohësh është përfolur një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Ka qenë Besi i cili në një rrëfim të fundit në një program tha se janë të ndarë dhe se fëmijët jetojnë me Xhensilën.
Çifti kanë nisur procedurat e divorcit, duke pritur vendimin për t’i dhënë edhe ligjërisht fund martesës së tyre. Burime për Top Channel kanë bërë me dije se këngëtarja ka paraqitur në gjykatë kërkesën për divorc, por ky institucion ia ka kthyer sërish pas.
Sipas informacioneve të Top Channel, mësohet se gjykata e ka kthyer kërkesën e këngëtares për divorc rreth fillimit të muajit maj, për çështje procedurale. Myrtezaj e vendosur për ndarjen, e ka ridërguar sërish, rreth 10 ditë më parë. Po ashtu edhe Bes Kallaku ka dorëzuar të njëjtën kërkesë nga ana e tij, ndërkohë ende nuk është caktuar një datë për seancë. Dyshohet se martesa e tyre prej kohësh nuk funksionon më dhe se jetojnë në shtëpi të ndara, ndërsa kujtojmë se çifti i cili ka qenë bashkë prej shumë vitesh, janë prindër të dy fëmijëve.
Ndërkaq, ditët e fundit aktori i humorit ka publikuar këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë Besi dhe ndjekësit janë të bindur se ia ka dedikuar Xhensilës. Pas këngës e cila tanimë është bërë virale ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila nuk ka zgjedhur të rri e heshtur por të “thumbojë”. Me anë të një postimi në InstaStory ajo ka cituar vargje nga poezia “Në mundesh” e shkruar nga Rudyard Kipling