Lifestyle Magazine

Gjumi i fëmijëve ndonjëherë është problem, por sa orë duhet të flenë ata në ditë?

Gjumi është një proces jetik dhe thelbësor për shëndetin e njeriut dhe të të gjitha gjallesave. Ai ofron çlodhje për trupin dhe mendjen, duke ndihmuar në rigjenerimin dhe përgatitjen e individëve për ditën që vjen.

Në veçanti, për fëmijët deri në moshën 12 vjeçare, gjumi është shumë i rëndësishëm, dhe ata kanë nevojë për 10 deri në 12 orë gjumë të pandërprerë çdo natë.

Sipas pediatres dhe psikologes, Lira Gjika, për prindërit, është e rëndësishme që të mos i vononi fëmijët në shtrat dhe t’i dërgoni në gjumë në orarin e duhur. Një rregull i mirë është që fëmijët të jenë në krevat deri në orën 8:30 të mbrëmjes. Nëse fëmijët flenë pas kësaj ore, ndodhin ndërprerje të proceseve të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Truri i fëmijës ka ritmet e tij të natyrshme të funksionimit, dhe vënia në gjumë në orën e përshtatshme është thelbësore për zhvillimin e duhur të procesetve trunore dhe mendore. Nëse orari i gjumit nuk respektohet, këto procese mund të pengohen ose të ndodhin në mënyrë kaotike, duke u lënë më shumë në dorë të rastësisë.

Vendosja e një orari të caktuar për gjumin është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për t’i mësuar fëmijës rëndësinë e disiplinës dhe rregullave. Ky zakon mund t’i ndihmojë ata të krijojnë një rutinë të shëndetshme dhe të adaptohen më mirë në jetën e përditshme.

Prindër, është e rëndësishme të keni kujdes dhe të mos e injoroni këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së fëmijëve tuaj. Përpjekjet për t’i vendosur ata në gjumë në kohën e duhur kërkojnë pak durim dhe vullnet, por ato do t’i ndihmojnë fëmijët të jenë më të qetë, të çlodhur dhe më të gatshëm për të përvetësuar gjërat e reja që do të mësojnë gjatë ditës që vjen.