Botë e Çuditshme

Gjuajtje me symbyllur nga 19 metra distancë, turku shënon rekord të ri botëror!

Turku me talent basketbollin ka shënuar rekord të ri botëror duke realizuar një goditje me symbyllur nga 19 metra larg. Bëhet e ditur se 42 vjeçari Osman Gürcü ka mposhtur rekordin e mëparshëm për goditjen më të largët me symbyllur nga 18 metra. “Që kur isha i ri jam interesuar për gjuajtjet me truk si gjuajtja në distancë më të gjatë”, tha turku. “Ishte ëndrra ime të shënoja një rekord botëror si ky”, shtoi ai.