Celebrities link in bio Music Showbiz

Gjon’s Tears shpallet artisti më i mirë zvicerian! Së shpejti një tur koncertesh në Shqipëri?!

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Wake up’ ishte këngëtari i njohur shqiptar Gjon’s Tears për të folur rreth suksesit të shpalljes ‘Artisti më i mirë zvicerian’ për të dytën herë. Ai nisi intervistën duke treguar sesi e ka pritur këtë arritje:

Ndihem shumë i lumtur dhe krenar për çmimin ndërsa këtë vit nxorra edhe albumin tim.

Ceremonia e dhënies së çmimit u anullua për shkak te konflikit të Izraelit me Hamasin apo jo?

Fatkeqësisht po, mendoj që jam ters dhe nuk kam fat fare pasi edhe në ‘Eurovizion’ më ka ndodhur e njëjta gjë me pandeminë dhe luftën Rusi – Ukrainë.

I pyetur se kujt ia dedikon çmimin, ai përgjigjet:

Fillimisht ia dedikoj publikut sepse pa mbështetjen e tyre nuk do të ishte e mundur, por dhe gjyshit tim që ishte i pari që ka besuar në zërin tim.

Ke publikuar albumin tënd, si është pritur nga publiku?

Albumi është pritur shumë mirë sidomos në Francë, kam punuar me njerëz që kisha dëshirë të punoja.

A do të kesh një koncert në Shqipëri dhe a do të ndodhë së shpejti?

Do kisha shumë dëshirë të bëja jo vetëm një koncert në Tiranë por një tur koncertesh në qytetet e mëdha të Shqiperisë.

Nga jeta private kemi ndonjë zhvillim?

Vetëm punë me të thënë të drejtën, jam i fokusuar për momentin vetëm te muzika.

Ke ndonjë këngë shqiptare që po e dëgjon aktualisht?

Është një bashkëpunim mes Shpat Dedës dhe Edona Vatocit që më pëlqen shumë kënga dhe thjeshtësia e klipit.