Gjon’s Tears ishte i ftuar ditën e sotme në “Wake Up” për të folur për këngën e tij “Pure” dhe jo vetëm. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, ja si u shpreh këngëtari për këtë projkt muzikor.
Ideja e projektit ishte të kem një këngë më optimiste, të flisja për bukurinë e pafajësisë së jetës. Ishte shumë e rëndësishme për mua të këm një këngë optimiste.
Kujtojmë se kënga është edhe pjesë e Top List dhe ju mund ta votoni për të ngjitur majat e klasifikimit. Ndërkohë, një njeri shumë i rëndësishëm në jetën e tij padyshim që është edhe gjyshi, për të cilin ëstë shprehur edhe në intervista të mëparshme. Kujtojmë, rrëfimin e sinqertë ekskluziv për TAR në “A Live Night”.
Gjyshi më ka mësuar të këndoj për herë të parë. Gjyshi filloi të qante dhe lotët i kam marrë me vete në emrin e skenës. Kam shumë fat që është akoma këtu. I kam bërë të gjitha shpejt që ai t’i shohë.
Por cilat janë projektet e tij të ardhshme?!
Pothuajse gjithë albumi është gati. Por muzika është biznes, strategji. Prandaj do marr pak kohë. Kjo është më e komplikur për mua, që muzika do shumë kohë për t’u zhvilluar.
Më tej në intervistë, Gjon’s Tears u shpreh shumë krenar dhe i lumtur për multikulturalizmin e tij.
Të jesh shqiptar në Zvicër, isha pak i frikësuar. Këtu janë pak racist. Njerëzit këtu thonin, ‘shqiptari është ai që vjedh’… Identiteti yt ka vlerë vetëm kur ti i jep vlerë. Unë kuptova që jam një puzzle. Kuptova gjithë këto kultura të ndryshme. Në atë moment doja të dija shumë e më shumë për Shqipërinë dhe Kosovën. Jam me fat që e kam këtë multikulturalizëm.