Aktualitet

GJKKO merr vendimin për Ilir Metën, Kryemadhin dhe dy të tjerët! Masa ndryshon vetëm për një prej tyre

GJKKO ka shpallur vendimin për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.
Gjykata e posaçme ka lënë në fuqi arrestin me burg për ish-presidentin Ilir Meta.

Detyrim paraqitje për deputeten Monika Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun.

Vendimi vjen pas një seance maratonë që nisi në orën 09.30 të mëngjesit. Në gjyq Meta preferoi të mbrohej vetë, dhe të mos linte avokatin të fliste, ndërsa akuza përfaqësohej nga 3 prokurorë: Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi. Çifti Meta, në hetim nga SPAK për tre akuza sulmoi prokurorët e dosjes gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë. Pas kafazit të qelqtë ndërsa ishte i shoqëruar nga 2 policë, Ilir Meta iu drejtua kryeprokurorit të SPAK me tone të ashpra, dhe fjalë të rënda ofenduese. ‘Aksionin e sulmit’ e vijoi jashtë GJKKO-së edhe Monika Kryemadhi.

 

Top Channel