Humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa disa njerëz mendojnë se është. Përveç stërvitjes rregullisht, djersitjes në palestër dhe ushtrimeve intensive, ushqimi i shëndetshëm, i pastër dhe i ekuilibruar është thelbësor. Të ulëta në kalori dhe të larta në proteina pa yndyrë, shumica e produkteve të detit si peshqit, midhjet, karkalecat etj, janë shumë të shëndetshme.
Siç e dimë, peshku është një burim i shkëlqyer i proteinave dhe ju mban të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Duke zgjedhur peshk ose ndonjë ushqim tjetër deti në vend të mishit pa yndyrë, ju po ulni ndjeshëm konsumimin e yndyrës. Megjithatë, ka disa gabime që mund të bëni kur bëhet fjalë për gatimin e ushqimeve të detit. Ja disa prej tyre:
Gabimi 1: Përdorni shumë gjalpin
Gjalpi mund të përmirësojë shijen e çdo pjate. Por nëse e përdorni shumë kjo mund t’ju shtojë vështirësitë e shtimit në peshë. Nëse keni zgjedhur të hani peshk, mos bëni gabim të përdorni shumë gjalpë. Edhe pse shija do të jetë më e mirë nëse e bëni, nuk do të humbni peshë. Në vend që të lyeni ushqimet e detit me gjalpë, përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe shtoni përforcues shijesh si barishte, erëza ose agrume.
Gabimi 2: Skuqja e peshkut
Ushqimet e skuqura shijojnë më së miri, apo jo? Por nëse jeni dikush që kërkon të humbasë disa kilogramë dhe të mbajë mënjanë kaloritë e tepërta, shmangni ushqimet e skuqura, edhe nëse bëhet fjalë për një peshk me pak kalori ose ndonjë ushqim tjetër deti. Nëse jeni duke kërkuar mënyra të tjera për të gatuar ushqimet tuaja të detit, gjithmonë mund të përdorni pjekjen, zierjen, pjekjen në skarë.
Gabimi 3: Mos iu shmangni peshqve të yndyrshëm
Edhe pse peshqit e yndyrshëm si salmoni, toni, skumbri ose harenga përmbajnë shumë kalori dhe njerëzit mund të mendojnë se është më mirë t’i shmangin ato, ekspertët besojnë se është i shkëlqyeshëm për ata që përpiqen të humbin peshë. Përmbajtja e acideve yndyrore omega-3 në peshqit e yndyrshëm ndihmon në përmirësimin e ngopjes dhe frenon dëshirën. Për më tepër, është gjithashtu i dobishëm për zemrën dhe trurin.