Celebrities

Gjithmonë në super formë, s’do ta besoni sa vjeç mbushi Arnold Schwarzenegger!

Ikona e Hollywood-it dhe televizionit të madh, Arnold Schwarzenegger, të cilin e kemi parë gjithkund nga “bodybuilgind” e deri tek udhëheqja e një shteti amerikan, ka festuar një ditë më parë 77 vjetorin e lindjes.

Në gjithë këto vite, ai ka menaxhuar të jetë Mister Universi, aktor, producent, biznesmen, filantropist dhe aktivist. Filmat e tij më të njohur përfshijnë “Conan Barbarian”, “Predator”, “Terminator”, “Total Recall” dhe “Jingle All the Way”, shkruajnë mediat e huaja.

Pjesa më e madhe e filmave ku aktori ka luajtur janë ato ku ai ka nxjerrë në pah edhe muskujt duke luajtur kryesisht role personazhesh të fortë që përcjellin idenë e heronjve.

Në prill të vitit 1986, aktori u martua me gazetaren televizive Maria Shriver, e cila është dhe mbesa e John Kennedy-it, por në maj të vitit 2011 ata u ndanë. Ai ka tre djem të quajtur Patrick, Christopher dhe Jozef dhe dy vajza të quajtura Katherine dhe Christina.