Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.
E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. E dashamirësit e muzikës së saj presin me padurim se kur do të lançojë bukuroshja projektet e reja, teksa na ka treguar se në vetëm një orë Melinda do të publikojë projektin e saj më të ri që do të titullohet ‘All Night’ (Gjithë natën) dhe ne jemi duke pritur me padurim se çfarë do të sjellë këngëtarja. Këtë lajm ajo e ka bërë vetë me dije me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram teksa na ka zbuluar dhe një ‘look’ të sajin nga videoklipi i këngës.
Ndonjëherë dashuria e ndjekësve bëhet aq e madhe sa ndonjëherë kalon edhe në ‘çmenduri’ siç ka ndodhur së fundmi me bukuroshen në një koncert. Teksa i ka dhënë dorën një prej të pranishmëve, ky i fundit ja ka tërhequr disa herë duke mos e lëshuar Melindën. Në ato momente, kundrejt tij është lëshuar menaxheri i artistes, Graniti dhe kjo gjë u komentua si një sulm dhe ndaj menaxherit pati mjaft komente në rrjet.
Së fundmi, ka reaguar dhe vetë Graniti duke kërkuar ndjesë publike. Pas tij erdhi menjëherë dhe reagimi i vetë këngëtares.