Chiara Ferragni vulos momentet më të rëndësishme të jetës së saj me një tatuazh të ri. Ajo ka tre data në shpinën e saj atë të lindjes së saj, atë të Leones dhe Vittoria-s, 07/05/1987, 19/03/2018, 23/03/2021. E shkruara nis nga mbrapa qafës së saj duke vazhduar deri poshtë në kurriz. Pas skandalit me bamirësinë dhe ndarjes nga Fedez duket se gjëja më e rëndësishme për të janë fëmijët.
Pas një vere me pushime, Chiara Ferragni u kthye në Milano dhe në pritje të ardhjes së fëmijëve të saj Leone dhe Vittoria të cilët u kthyen nga pushimet në Sardenjë me Fedez, ajo bëri një tatuazh të ri, kushtuar vetes dhe fëmijëve të saj, të cilët duket se janë forca e re e Ferragni-t.
Më 1 shtator 2024, Chiara Ferragni dhe Fedez do të kishin festuar përvjetorin e gjashtë të martesës, megjithatë, ata e jetuan atë ditë larg njëri-tjetrit. Që prej përfundimit të historisë së tyre të dashurisë ata kanë marrë rrugë të ndryshme, madje fansat do të donin që ata të pajtoheshin.