Food & Drink Health & Beauty

Gjithçka rreth mushmollës!

Fruti i mushmollës (Mespilus germanica) konsiderohet ilaç natyral kundër ftohjes, inflamacionit të bajameve dhe kundër problemeve me frymëmarrjen. Natyra e ka krijuar këtë pemë që të piqet pikërisht në kohën kur rritet numri i infeksioneve respiratore. Mushmolla ka veprim të fuqishëm kundër inflamacionit, mirëpo, për shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes, përdoret edhe për punë më të mirë të zorrëve dhe me sukses eliminon fryrjen.

Petkina, përkatësisht fibrat dietale të mushmollës mund të ulin nivelin e yndyrës në gjak, si edhe të ndërpresin diarrenë. Gjithashtu, kjo pemë zvogëlon rrezikun nga katarakti dhe degjenerimi i njollës së verdhë. Mushmolla ka cilësi diuretike dhe ndihmon në tajitje të thartirës urinare, gjë që zvogëlon rrezikun nga artriti dhe gurët në veshka.

Nga mushmollat e papjekura (të verdha) përgatitet çaji me të cilën shpëlahet goja në rast të shfaqjes së plagëve të hapura. Farat e mushmollës gjithashtu janë të dobishme. Lëngu i cili lirohet nga mushmollat kur janë të zhytura në ujë përdoret për përgatitje të kompresave, të cilat janë shumë të dobishme në shërimin e plagëve të vogla në lëkurë.