Ky është një podcast shndërrimi dhe ditën e sotme i ftuar në “Çdo gjë është ashtu si duket” i ftuar ishte Ledian Selimaj, instruktor fitnesi dhe themelues i një palestre në Shqipëri. Ai pranon se prej kohësh e praktikon fitnesin si profesion të dytë, teksa zbulon çfarë “nuk shkonte” sipas tij në palestrat në Shqipëri dhe vendosi të hapë një të vetën.
Mendoj se janë shumë gjëra që nuk shkojnë siç duhet edhe pse ka dhe gjëra të mira. Palestrat nuk ofronin kushtet e nevojshme të tilla si profesionalizmi i instruktorëve, ambientet, llojet e pajisjeve, shumë gjëra të ndryshme që në thelb menduam të vijmë me një ofertë të re me kaq gjëra të ndryshme.
Ai më tej theksoi sezonalitetin e fitnesit, sidomos në kulturën shqiptare, teksa vërehet se njerëzit zgjedhin muaj të caktuar për të ushtruar palestrën, veçanërisht në përgatitje të pranverës. Por çfarë është aktiviteti fizik?! Përgjigjen jua jep Lediani.
Aktiviteti fizik është shumëdimensional. Aktivitet fizik mund të jetë vrapi, biçikleta, noti, ski.
Por cilat janë disa nga mitet më të mëdha të fitnesit?!
Miti më i madh është që personat duan që të bien nga pesha për një javë, është e pamundur, e paqëndrueshme. Ky është një mit i madh.
Një tjetër çështje që u diskutua ishte edhe përfshirja e moshës së tretë në fitnes dhe sa janë kushtet e favorshme për këta persona. Intervistën e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Top Albania Radio-s në YouTube.