Aktualitet

Gjithçka që ndodhi në protestën e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha!

Protesta e organizuar ditën e djeshme dhe e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, rezultoi që të ishte një protestë ku mbizotëronte dhuna. E gjitha kjo nisi që para fillimit të protestës ku shumë nga mbështetësit e Berishës nisën të shajnë dhe fyejnë të gjithë deputetët që mbështesin Bashën.

Ndër ta ishte edhe deputeti Xhelal Mziu. Po në të njëjtën situatë u gjend edhe Roland Bejkos antarë i kryesisë të kësaj force politike i cili edhe u godit tek donte të hynte në seli blu. Mbështetësit e Berishën e detyruan të largohej.

Berisha mbërriti në orën 12 në oborrin e Partisë Demokratike, ndërkohë që Lulzim Basha për të evituar incidentet hyri në seli që në orën 8:00. I vetmi mision ishte futja me çdo kusht në selinë blu.
Mundën të hynë vetën më katin e parë e tentuan pa sukses të çmontonin dyert e blinduara që të çojnë në katin e dytë.

Tentativa për të marrë selinë vijoi nga jashtë përmes shkallëve. Ata që donin të realizonin futjen nga dritaret u përballën me gaz lotsjellës i hedhur nga brenda selisë të PD-s.

Vendosmëria për të marrë selinë u përqendrua në një derë anësore duke vënë në përdorim leva e çekiçë Nga të vetmet të çara që mundët të bënin, morën mbrapsht një sasi të madhe gazi lëshuar nga brenda.

Pas më shumë se dy orë protestë selia e PD u kthye në një zonë krimi me dëme të shumta në pjesën e përparme të saj.Berisha u largua në drejtim të Kryeministrisë ku edhe lajmëroi shpërndarjen e protestës.