Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Gjithçka që ju ka shpëtuar nga dita e dytë e dasmës së Paris Hilton!

Së fundmi, trashëgimtarja e famshme Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze me rreth 200 të ftuar të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air. Në ceremoni ishin të ftuar emra të njohur të botës së showbiz-it si Emma Roberts, Ashley Benson dhe Bebe Rexha.

40-vjeçarja konfirmoi lajmin duke publikuar në Instagram disa fotografi para ceremonisë, ku shfaqej me fustanin e saj të nusërisë të punuar nga “Oscar de la Renta”. Një burim, i cili e përshkroi dasmën si një festë intime me Paris dhe familjen dhe miqtë më të ngushtë të Carter, thotë se Kim Kardashian luajti një rol të rëndësishëm në dasmën e saj. Ndërkohë, ka qarkulluar edhe një foto e përbashkët e dy bukurosheve, ku duket qartë se Kim po e ndihmon Paris me fustanin e saj.

Ndërkaq, për të gjithë ata që nuk e dinë dasma vazhdoi plot 3 ditë, duke u pasuar me një karnavale të mbushur me festime në Santa Monica Pier. Paris veshi një fustan dasme të frymëzuar nga Barbie për festën të premten në mbrëmje. Fustani ishte i markës Alice + Olivia, stiluar nga Stacey Bendet dhe kishte detaje tyli rozë neoni me kristale e mëngë rrjetë. Ajo e plotësoi pamjen me syze dielli në formë zemre dhe me një vello rozë neon.

Hilton publikoi disa nga momentet argëtuese në Instagram, duke postuar disa foto dhe klipe duke kërcyer me bashkëshortin Reum, motrën Nicky Hilton, vëllain Barron Hilton II, një mori influencuesish të mediave sociale dhe DJ Diplo, i cili e mbajti festën të gjallë me muzikën e tij deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Rikujtojmë se pak para karnavaleve, Hilton shkroi në websajtin personal për jetën e saj të re.

Kam jetuar një jetë shumë unike në sytë e publikut gjatë dy dekadave të fundit dhe gjatë viteve, kam qenë gjithmonë në kërkim të partnerit tim. Jo vetëm dikë me të cilin do të ndajë ëndrrat e mia, por edhe një burrë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Po kërkoja të barabartën time. Dikush që nuk ishte i magjepsur me ‘Paris Hilton’, por përkundrazi, dikush që më pa mua të vërtetë dhe më donte për këtë që isha. Dikush që është i dashur dhe i sjellshëm. Dikush që të jetë baba për fëmijët e mi të ardhshëm. Jam shumë krenare për historinë time të dashurisë me Carter dhe akoma më e emocionuar që sapo ka filluar. Kapitulli im i ardhshëm si bashkëshorte do të jetë më i miri deri më tani.

Por, a jeni kuriozë të dini se kush është Carter Reum? Ai është një sipërmarrës dhe biznesmen. Në vitin 2016, Reum dhe vëllai i tij Courtney bashkëthemeluan ‘M13’. Kompania synon të “ndihmojë themeluesit që të marrin vendime më të mira dhe të fitojnë sa më shumë në fushën e tyre”.