Live From Tirana Tech

Gjithçka që duhet të dini rreth risive nga bota e teknologjisë, na e zbulon Brenton Bënja!

I ftuar në “Live from Tirana” ishte gazetari i teknologjisë Brenton Bënja për të folur rreth risive më të fundit të botës së smartphones. Teknologjia ecën me kohën dhe nuk pret për askënd. Bota e smartphones është, sigurisht, aspak me ndryshe me zhvillimet e saj.

Çfarë risish priten?

Në verë përgjithësisht nuk ndodhin risi dhe nuk është se ka prezantime. Kompanitë më të mëdha, në të shumtën e rasteve, përdorin periudhat e dimrit ose vjeshtës për të prezantuar produktet e tyre. Samsung ka zgjedhur të bëjë të kundërtën dhe është vërtet një lëvizje e mirë, nuk ka konkurrencë gjatë kësaj periudhe gjumi në verë, le të themi. Dje ata kanë lançuar produkte të reja si smartphones të paloshëm Z Fold dhe Z Flip. Kjo linjë smartphones është bërë gjigante në tregun e Azisë dhe po vjen në Europë. Po bëhen trend për pjesën rinore të përdoruesëve dhe janë me çmime që vërtet ia vlejnë. Përveç smartphones, do të prezantojnë një orë të re, Galaxy 7, e cila ndryshon stilin me formë rrethore të linjës për një katror. Do të prezantojnë kufje të reja që nuk besoj se do të kenë risi nga ana teknologjike, ndoshta do të luajnë me formën dhe ngjyrat e tyre.

Për Brenton, asnjë nga këto produkte nuk krahasohej me atë të radhës:

Produkti më interesant që do të prezantohet është Galaxy Ring. Samsung tregoi në shkurt se po punon për një unazë inteligjente që mat aktivitetin e trupit, pak a shumë si smartwatches që bëjnë të njëjtën gjë. Avantazhi i saj është se nuk ke pse ta heqësh kur fle dhe gjithashtu mund ta mbash në dush. Patëm mundësinë ta shohim në ‘Mobile World Congress’ në Paris. Më 10 korrik do të prezantohet zyrtarisht. Doja të thoja se ne do të jemi në kohë reale për të parë dhe treguar produktet.