Trendi “Slugging” ka “lindur” në Kore dhe thuhet se është sekreti për lëkurën e hidratuar thellë edhe nëse keni llojin e lëkurës më të thatë në botë. Slugging përfshin aplikimin e një shtrese të hollë vazelinë pas rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës për të bllokuar lagështinë. Zakonisht bëhet në rutinën e darkës dhe nuk ka asnjë arsye që të përfitojmë nga ky trend edhe në pjesë të tjera të trupit, si bërrylat, gjunjët, këmbët dhe madje edhe duart.
Sidomos kur është shumë ftohtë, lëkura në trup ka nevojë për kujdes shtesë. Për ta bërë “slugging” të trupit edhe më efektiv, filloni kujdesin duke eksfoluar. Më pas aplikoni kremin tuaj të preferuar hidratues për trupin/duart/këmbët dhe më pas lyejeni me vazelinë. Në rastin e këmbëve, vishni çorape sipër në mënyrë që produktet të qëndrojnë në lëkurë për më gjatë.
Ndërkaq, dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj.
Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar. Vazelina vepron si një barrierë midis lëkurës dhe ajrit duke e mbajtur nxehtësinë direkt në djegie. Kjo vetëm do ta shtojë kruajtjen dhe do ta shtojë gjithashtu dhimbjen. Dermatologët shprehen se:
Kini kujdes kur e përdorni sepse mund të bllokojë nxehtësinë në lëkurë ose të shkaktojë acarim lokal të lëkurës.
Ata deklarojnë se mënyra më e mirë për t’i trajtuar djegiet është përdorimi i produkteve natyrale. Ata theksojnë se kosi dhe qumështi ndihmojnë më së miri me djegiet. Kjo për shkak se produktet e qumështit kanë një vlerë më të lartë pH dhe kjo ndihmon në uljen e nxehtësisë.