Mbase mund të keni dëgjuar se tamponët nuk janë aq të përshtatshëm sa i përket aspektit shëndetësor. Jessica Shepherd, MD, asistente e obstetrikës klinike dhe gjinekologjisë thotë se:
Kur tamponët nuk përdoren sipas udhëzimeve dhe nuk ndërrohen siç rekomandohet në çdo tetë deri në 12 orë, ekziston rreziku nga “Sindromi Shock Toksik”. TSS mund të çojë deri tek inflamacioni dhe madje edhe dështimin e organeve nëse nuk kapet me kohë. Tamponët gjithashtu mund t’u lënë rrugën hapur infeksioneve bakteriale nëse harroni që keni një të tillë dhe e lini atë gjatë kohë.
Megjithatë, ajo vë në dukje se tamponët janë eelativisht të sigurt dhe shkaktojnë probleme vetëm kur ato nuk përdoren siç duhet apo siç është e udhëzuar. Ndërsa sa i përket përbërësve nga të cilat përbëhen tamponët, për të cilët thuhet se janë potencialisht të rrezikshëm, FDA në SHBA, e cila rregullon ligjet, thotë se produktet janë prej pambukut, pëlhurës së trashë, apo një përzierje nga të dyja, duke vënë në dukje se pëlhura është e bërë nga fibra celuloze që rrjedhin nga druri. Mirëpo kini kujdes mos blini llojet të cilat kanë aroma, pasi ato përmbajnë kemikale shtesë dhe shkaktojnë irritim.