Food & Drink Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…

Soda e bukës është një substancë e fuqishme që ka një përdorim shumë të gjërë në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme. Ajo përdoret në gatim, për pastërti, për heqjen e njollave, zbardhjen e rrobave por edhe si një produkt bukurie.

Ja cilat janë disa prej përdorimeve fantastike të sodës së bukës.

 Soda e bukës kundër djersës

Sodën e bukës mund ta përdorni si një deodorant të freskët kundër djersës. Mund të përzieni 4 lugë gjelle me sodë buke dhe 4 pika nga vaji esencial i preferuar. Më pas me të lyeni zonat ku djersisni më shumë për të hequr bakteret që shkaktojnë aromën e keqe.

Kundër aromave

Hidhni një filxhan kafeje me sodë buke në vaskë dhe bëni banjë për gjysëm ore. Në këtë mënyrë, do të pastroheni nga bakteret dhe acidet e ndryshme që shkaktojnë aromat e këqija. Për një lëkurë të butë, mund të bëni banjë një ose dy herë në javë.

Lëkurë të butë

Hidhni pak sodë buke dhe shampoo trupi në ujë dhe masazhoni duart dhe këmbët. Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe do të zbuloni sa e butë është bërë lëkura.

Thonj të shëndetshëm

Mund të përzieni tre lugë gjelle me sodë buke dhe një lugë gjelle me ujë dhe më pas pastën vendoseni mbi thonj dhe mbajeni për disa minuta. Më pas shpëlajini duart me ujë të bollshëm.

Freskia e gojës

Hidhni një lugë çaji me sodë buke në një gotë me ujë. Pasi soda të jetë shkrirë bëni gargarë për të hequr bakteret dhe erën e keqe të gojës. Gargarën duhet ta bëni çdo ditë.

Dhëmbë të bardhë

Nëse sodën e bukës e përzieni me ujë të oksigjenuar do të përfitoni një masë të fortë zbardhuese për dhëmbët. Përdoreni këtë masë një herë në javë për të shmangur dëmtimin e emanelit të dhëmbëve.