Taylor Swift po kalon një vit mjaft emocionues. Pas publikimit të albumit të saj të dhjetë, ‘Midnights’, kompania e prodhimit “Searchlight Pictures” njoftoi se këngëtarja do të drejtojë filmin e saj të parë, për të cilin Swift shkroi edhe skenarin. Ajo është një nga artistet më të njohura në botë dhe pas një viti të ngarkuar, popullariteti dhe fama e saj vetëm sa është rritur. Udhëheqësit e kompanisë David Greenbaum dhe Matthew Greenfield thanë për ‘Variety’ se:
Taylor është një artiste dhe tregimtare një herë në një gjeneratë. Është një gëzim dhe privilegj i vërtetë të bashkëpunosh me të ndërsa ajo nis këtë udhëtim të ri krijues emocionues.
Lajmi vjen në javën e ditëlindjes së saj të 33-të, më 13 dhjetor, si një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, duke arritur në 81 milionë klikime mujore në Spotify. Dhe nuk është hera e parë që ajo përfshihet në diçka të lidhur me filmin. Ajo tashmë ka drejtuar filmat e shkurtër “All Too Well: The Short Film” në 2021 dhe “Folklore: The Long Pond Studio Sessions” në vitin 2020, një dokumentar Disney+ për realizimin e albumit të saj të tetë.
Por Swift nuk kënaqet vetëm me prapaskenat, por ajo ka luajtur edhe disa role dhe filma në filma si ‘Valentine’s Day’, ‘The Giver’, ‘Cats’ dhe ‘Amsterdam’. Kështu që nuk dihet nëse në këtë film të radhës do të luajë edhe ajo. Swift fitoi tre çmime në MTV Video Music Awards 2022, duke përfshirë Videon e Vitit (për All Too Well: The Short Film) për herë të tretë rekord. Në fjalimin e saj të pranimit, ajo njoftoi albumin e saj të dhjetë në studio, “Midnights”, i cili u publikua më 21 tetor.