Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini për dhimbjen e dhëmbëve kur jeni të sëmurë!

Shumë njerëz kanë dhimbje të dhëmbëve kur janë sëmurë përpos simptomave të tjera. Kur jemi të sëmurë, trupi ynë prodhon qeliza të bardha të gjakut për të luftuar kundër baktereve ose viruseve që na prekin. Kjo gjithashtu çon në inflamacion, i cili mund të shkaktojë skuqje, ënjtje, dhimbje dhe ngrohtësi në zonën e prekur. Se ku keni dhimbje, ënjtje dhe simptoma të tjera varet nga vetë sëmundja, si dhe nga përgjigjja juaj imune. Kur keni një të ftohtë ose grip, për shembull, nuk është e pazakontë të keni dhimbje trupi.

Rezulton se dhëmbët e lënduar ose mishrat e dhëmbëve janë një shembull tjetër i inflamacionit. “Inflamacioni dentar shpesh gjen rrugën e tij në hapësirën ligamentoze midis rrënjëve të dhëmbëve tanë dhe kockës përreth”,-thotë dentisti Danny Snyder.

Së pari, dhëmbët janë ngritur pak, kështu që ne kafshojmë dhëmbët tanë dhe përjetojmë më shumë forcë dhe së dyti, inflamacioni shpesh i bën dhëmbët tepër të ndjeshëm ndaj nxehtësisë, të ftohtit dhe përtypjes.

Nëse keni ftohtë, mund të jeni më të prirur për dhimbje dhëmbi. Kjo është për shkak se zgavrat tuaja të sinusit janë të vendosura në fytyrën tuaj poshtë syve, shumë afër dhëmbëve dhe qiellzës. Kur këto sinuse inflamohen, ata mund të shtypin dhëmbët tuaj, duke shkaktuar dhimbje dhe një ndjesi të pakëndshme pulsimi. Ka disa faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë dhimbje dhëmbi kur je i sëmurë.“Këto përfshijnë infeksionet e sinusit, streptokokun, faktorë të tjerë si dehidratimi, efektet anësore të medikamenteve dhe nganjëherë reagimi i përgjithshëm imunitar.

Marrja e mjaftueshme e lëngjeve gjatë kohës që jeni të sëmurë mund të ndihmojë në parandalimin ose lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbëve. Disa medikamente që mund të merrni kur jeni të sëmurë mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të gojës.Për të hequr qafe dehidratimin dhe tharjen e gojës, pini ujë, çaj dhe supë të ngrohtë. Gjithashtu pini lëng kockash për vetitë e saj anti-inflamatore, të cilat mund të ndihmojnë me dhimbjet e muskujve dhe kyçeve. Shmangni shpëlarjet e gojës me bazë alkooli, pasi ato priren të jenë më të forta dhe të shkaktojnë më shumë acarim.  Por gjëja më e rëndësishme është ruajtja e higjienës orale.