Së fundmi, Zelanda e Re ka dëshmuar të ashtuquajturin “cunami diellor”, me qiellin që u mbush me drita. ‘Aurora Australis’ është një lloj aurore, një shfaqje e dritës natyrale që shfaqet afër poleve veriore dhe jugore të Tokës. Aurora polare në varësi të hemisferës ndahet në boreale (veri) dhe australe (jug). Bëhet fjalë për një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës gjatë natës dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë.
Në të dyja rastet origjina është e njëjtë, era diellore hyn në fushën magnetike të tokës. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora.
Mediat sociale u mbushën me foto e video të qiellit me ngjyrë vjollcë, portokalli dhe jeshile. Nivelet jashtëzakonisht të larta të aktivitetit të ‘cunamit diellor’ nënkupton që ‘Aurora Australis’ mund të shihej shumë më larg në veri sesa dritat shihen zakonisht dhe në qytetet ku ndotja normalisht do t’i bënte ato të padukshme.
View this post on Instagram
Pjesa më e dukshme e aurorës ka ngjyrë të verdhë drejt së gjelbrës, por ndonjëherë rrezet e saj mund të bëhen të kuqe në bazë. Në raste shumë të rralla, drita mund të godasë pjesën e sipërme të rrezeve duke krijuar kështu një nuance të lehte blu.
Një herë në 10 vjet aurora mund të jetë e tëra me ngjyrë të kuqe të ndezur. Përveç se prodhon dritë, ngarkesat që formojnë aurorën kane ngjyra duke formuar kështu një rrezatim me infra të kuqe. “Cunami diellor” që shkaktoi aurorat në qiellin e natës ka arritur nivele që nuk ishin parë në Zelandën e Re që nga viti 2017. Rrymat e dritës mahnitën sidomos turistët, shumë prej të cilëve nuk e kishin kapur kurrë më parë këtë fenomen.