Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini mbi rrezikun e mpiksjes së gjakut në krah!

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave të ndryshme të trupit dhe shkëputet duke lëvizur drejt organeve të tjera. Gjaku, mpikset në tre forma të ndryshme. Forma e parë është ajo sipërfaqësore sepse gjaku mpikset në një venë shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Forma e dytë është tromboza e thellë venoze dhe e treta është embolia pulmonare. Zona e krahut është më e prirur të formojë trombozë të thellë venoze.

Të dhënat e ekspertëve tregojnë se kjo trombozë prek 1000 njerëz në vit dhe në 10% të rasteve ajo formohet në krahë. Simptomat e mpiksjes së gjakut në krahë përfshijnë ngrohje të lëkurës, dhimbje të krahut, ënjtje të zonës dhe skuqje të lëkurës. Nevoja për të shkuar tek mjeku pas shfaqjes së këtyre simptomave është e menjëhershme sepse tromboza në krahë mund të jetë shumë e rrezikshme. Një nga rreziqet më të mëdha është se kjo masë gjaku mund të shkëputet dhe të përfundojë në mushkëri. Ajo mund të pengojë furnizimin e mushkërive me gjak dhe një gjë e tillë është e rrezikshme për jetën.

Sëmundjet kancerogjene janë një faktor i rëndësishëm rreziku për mpiksjen e gjakut në zonën e krahëve. Kryerja e një ndërhyrjeje kirurgjikale përbën gjithashtu rrezik për mpiksjen e gjakut. Faktorë të tjerë janë duhanpirja, mosha e thyer, mungesa e lëvizjes, mbipesha, diabeti, tensioni i lartë i gjakut dhe përdorimi i kontraceptivëve. Mënyrat më të mira për të parandaluar mpiksjen e rrezikshme të gjakut është që të ruani një peshë të shëndetshme dhe të jeni aktivë.