Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripëra kalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
1. Forcon imunitetin
Duke përmbajtur një sasi të konsiderueshme vitamine C, ai forcon imunitetin dhe ju mbron nga infeksionet.
2. Përmirëson elasticitetin e lëkurës
Dihet që duke kaluar mosha, njeriut i plaket edhe lëkura. Antioksiduesit dhe vitamina C e portokallit i japin lëkurës nje pamje rinore dhe ngadalësojnë plakjen e saj.
3. Ndihmon shqisat e të parit
Veç peshkut, edhe portokalli është një frut i shkëlqyer për përmirësimin e shikimit, sepse veç vitaminës C, përmban edhe kalium, si dhe provitaminën A, që e ruajnë shikimin tuaj edhe në një moshë madhore.
4. Parandalon sëmundjet e zemrës
Shkaku kryesor i shumë sëmundjeve të zemrës tek njerëzit janë bllokimi i arterieve si rrjedhojë e marrjes së ushqimeve jo të shëndetshme apo i konsumit të ushqimeve të shpejta, të gatshme, si: sanduiçe etj. Portokalli në përbërjen e tij përmban flavonoide që ulin sasinë e kolesterolit të keq, duke penguar kështu bllokimin e arterieve.
5. Ndihmon në zhvillimin e trurit
Portokalli përmban një përqindje të konsiderueshme acidi folik, i cili ndihmon në zhvillimin e trurit dhe mban në formë të mirë organet vitale të trupit. Portokalli është një frut i shkëlqyer gjatë shtatzënisë. Ai pengon dëmtimet neurologjike tek embrioni, ndaj rekomandohet të përdoret në sasi të mirë gjatë shtatzënisë.