Bota Botë e Çuditshme

Gjithçka po shkonte mirë në martesën e 37-vjeçares me një kukull prej lecke, derisa ai e tradhtoi…

Një grua në Brazil, e cila pretendon se është martuar me një kukull prej lecke, ka thënë se marrëdhënia e tyre është “e varur në një fije peri” duke akuzuar bashkëshortin e saj se e tradhtoi atë, sipas një raporti në median e huaj “Daily Star”. 37-vjeçarja Meirivone Rocha Moraes do të festojë përvjetorin e saj të një viti me kukullën e quajtur Marcelo me të cilën u martua në dhjetor të vitit të kaluar.

Por asaj iu thye zemra pasi pa burrin e saj duke hyrë fshehurazi në një motel me një grua tjetër, thanë më tej media. Moraes kishte bërë bujë vitin e kaluar pasi foli për romancën e saj me Marcelon, kukulla e bërë nga nëna për të për shkak të ankesave të saj se ishte beqare dhe nuk kishte askënd për të kërcyer.

Meirivone foli dhe për telashet në martesën e saj në një video të TikTok, e cila sipas “Daily Star” është parë 1.6 milionë herë. Ajo u shpreh:

Mësova përmes një shoqeje që më tha se e pa Marcelon duke hyrë në një motel me një grua tjetër, ndërsa unë isha e shtruar në spital për tre netë e tre ditë me Marcelinhon, djalin tonë, i cili kishte një virus. Fillimisht mendova se po gënjen, por më pas fillova të kontrolloja telefonin e tij dhe pashë bisedat, të cilat më iguruan se ai po më tradhtonte.

Moraes tha se burri i saj “vazhdoi të mohonte gjithçka”, por tha se ai ende e do atë dhe iu lut që ta falte. Ajo ka postuar edhe një sërë fotosh në Instagram që e shfaqin çiftin në momente të lumtura. Në një nga postimet, 37-vjeçarja tha se kjo martesë është “e vështirë për t’u kuptuar, por ka shumë dashuri”.

Së fundmi, një grua i ka befasuar të gjithë duke thënë se po martohet me një fantazmë. Brocarde, e cila thotë se është dashuruar me fantazmën e një ushtari të quajtur Edoardo, mori pjesë në emisionin ITV, për të ndarë detajet e dasmës së tyre. Madje, pretendoi se ai e kishte kthyer atë në fantazmë për një javë.