Në muajin janar aktori Bradley Cooper dhe modelja e njohur Gigi Hadid vendosën që të konfirmonin romancën e tyre që ka filluar që prej tetorit të kaluar duke u fotografuar nga paparacët të kapur për dore teksa ishin në Londër.
Duke qenë se gjërat mesa duket janë në rrugën e duhur, miqtë dhe familja e Gigi-t shpresojnë që çifti të fejohet së shpejti. Një burim i afërt i çiftit tha për Entertainment Tonight se:
Gjithçka po shkon mirë me Gigi-n dhe Bradley-n dhe ata janë vërtet të lumtur në marrëdhënien e tyre. Miqtë dhe familja e tyre do të donin t’i shihnin ata të fejuar së shpejti, por gjithashtu ata duan të dinë nëse çifti është në këtë rrugë drejt zyrtarizimit të lidhjes. Komunikimi ka qenë gjithmonë kyç mes të dyve dhe të dy janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin për të ardhmen bashkë. Ata janë të dy të përkushtuar kur bëhet fjalë për angazhimet dhe projektet e punës, por edhe prindërimin. Gigi dhe Bradly kanë qëllime të ngjashme, gjë që e bën gjithçka më të lehtë.
Rikujtojmë se Gigi ka qenë në një lidhje me aktorin Leonardo DiCaprio, një romancë që thuhet se ka nisur në vitin 2022. Bradley ka qenë në një lidhje afatgjatë me modelen Irina Shayk, me të cilën ka një vajzë shtatë vjeçe, Lea De Seine por ata vendosën që të ndaheshin në vitin 2019.