Pak ditë më parë u përfol në media se Afërdita Dreshaj do të largohej nga Amerika ku jeton prej kohësh për t’u shpërngulur drejt Republikës Çeke, së bashku me bashkëshortin e saj Jakub Kindl dhe djalin e tyre, Sky. Kjo zhvendosje e familjes u tha se do të bëhej për shkak të karrierës si hokeist të bashkëshortit së modeles, pasi do të transferohej në një ekip europian.
Këto zëra i ka pohuar vetë Afërdita pak më parë me anë të një Instastory ku tregon sa krenare është për bashkëshortin e saj dhe sa e emocionuar është për transferimin tij si lojtar në skuadrën çeke.
Jam krenare për burrin tim! Urime dashuria ime, jemi shumë të lumtur që do të luash me Pilsen këtë vit. Mezi po pres për këtë rrugëtim të ri bashkë me Sky.