I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë deputeti i njohur i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi. Ai ka zbuluar më shumë detaje jo vetëm sa i përket fushës politike por edhe për eksperiencën e tij më të re që mesa duket nuk ka nisur dhe aq mbarë në “Dancing With The Stars” pasi ai ka thyer krahun.
Ai ka zbuluar në Top Albania Radio se si ka ndodhur i gjithë incidenti duke shpjeguar se:
Më zuri shalqiri me thënë të drejtën. Në momentin që bie shalqiri aty bie edhe unë si thes me patate dhe nuk mbajtja dot peshën e trupit tim.
Në momentin që performanca e tij mbaroi partnerja e tij e kërcimit i pason Saimirit shalqirin mirëpo ai nuk arriti dot ta mbante në krahë dhe u rrëzua, edhe pse u duk se kjo mund të ishte në fakt pjesë e kërcimit pra le të themi ai momenti final i gjithçkaje, në të vërtetë paska qenë komplet ndryshe.
Tek pjesa tjetër në fakt nuk e dhashë dot veten, nuk thoja dot ‘O dora’.
A do të vazhdojë konkurrimin e tij ai në “Dancing With The Stars”?
Dëmtimi është goxha serioz, është një thyerje goxha e kockës pjesa e poshtme e parakrahut, fundi ngjitur me bërrylin. Është një çarje, një plasaritje goxha e madhe por pjesa tjetër do të vazhdojmë akoma spektaklin.