Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana. Jo vetëm fakti se dyshja u shfaqën më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja shtoi dyshimet se mund të ishte martuar me Don Xhonin pasi tregoi se kishte bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i reperit) dhe në gishtin e martesës mbante dy unaza floriri.
Ditën e sotme Ariana ka postuar një Ask në Instastory, ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje të ndryshme dhe nuk mund të mos mungonte një pyetje për Don Xhonin. E pyetur se si është marrëdhënia e tyre tani, Ariana është përgjigjur.
Jo, ne nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm…
Kjo verë nuk përfundoi me kaq për Don Xhonin, i cili publikoi ‘A M’don’ që ka arritur plot 21 milion klikime duke rezultuar kështu një super sukses edhe pse jo në bashkëpunim si shumë prej artistëve të tjerë.