Food & Drink Lifestyle

Gjithçka mbi origjinën e rrushit!

Një kërkim ndërkombëtar gjenetik, po hedh më shumë dritë mbi origjinën e rrushit dhe të verës. Studimi arriti në përfundimin se kultivimi i rrushit filloi 11,000 deri në 11,500 vjet më parë, në dy vende të ndryshme, në Azinë Perëndimore dhe Kaukazin e Jugut. Në Ballkan, vlerësohet se vreshtaria u shfaq rreth 8700 vjet më parë, pasi fermerët anadollakë migruan në Perëndim.

Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Yang Dong i Universitetit Bujqësor Yunnan të Kinës, kryu analiza gjenetike në më shumë se 3,000 mostra rrushi nga 16 vende, duke përfshirë edhe bimë në koleksione private që nuk ishin studiuar kurrë deri më tani si dhe hardhitë e egra “Vitis sylvestris” dhe “Vitis vinifera”.

Ku, kur dhe si filloi kultivimi i hardhisë ka qenë një mister që i ka munduar shkencëtarët prej vitesh. Megjithëse rrushi dhe verërat janë shumë të rëndësishme nga pikëpamja kulturore, historia e tyre ka qenë një mister. Hipoteza të ndryshme janë propozuar, por janë të vështira për t’u konfirmuar. Studimi i ri tregon se kishte një origjinë të dyfishtë të hardhisë së kultivuar në Kaukazin e Jugut dhe në të dyja konsumimi i rrushit, filloi pothuajse njëkohësisht me kultivimin e drithërave.

Gjithashtu, bazuar në teorinë mbizotëruese deri më tani, rrushi për verë filloi të kultivohej para rrushit të tryezës. Hulumtimi i ri arriti në përfundimin se të dy filluan të kultivohen paralelisht. Krahasuar me rrushin e tryezës, rrushi për verë është përgjithësisht më i vogël, me lëkurë më të trashë dhe më pak sheqer, me karakteristika më të ngjashme me ato të hardhisë së egër.

Në ndryshim nga drithërat, në Evropë kishte popullata të hardhive të egra, të cilat më pas kryqëzoheshin me hardhitë e importuara të zbutura. Studiuesit kanë identifikuar disa gjene që përmirësojnë shijen, ngjyrën dhe strukturën e rrushit dhe që mund të ndihmojnë prodhuesit e sotëm të verës të krijojnë varietete që janë më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike dhe sëmundjeve të bimëve.