Aktualitet

Gjirokastër/ Fushat e fshatit Shtëpëz përfshihen nga flakët, në vendngjarje zjarrfikësit! U rrezikua një bujtinë!

Zjarr tek tregu i shumicës së produkteve fruta-perime në Gjirokastër. Rreth orës 16:50, ka marrë flakë ky treg i pozicionuar ne pjesën e poshtme të qytetit afër lumit Drino.

Menjëherë për në vendngjarje u nisen 2 automjete zjarrfikës dhe një autobot pasi zjarri mori përmasa të mëdha për shkak dhe të ndikimit të erës.

Në vendngjarje shkuan 8 efektivë zjarrfikës. Pas disa minutash zjarri u vendos nën kontroll pa pasoja për tregun. U punua deri ne fikjen e plote te zjarrit.

Zjarr në fshatin Shtëpëz Bashkia Gjirokastër. Rreth orës 19:20 ka rënë zjarr tek fushat e fshatit dhe bashkë me të rrezikohej një bujtinë.

Menjëherë në vendngjarje u nisën 2 automjete zjarrfikëse me 8 efektivë dhe falë ndërhyrjes në kohë nga zjarri u vu në kontroll dhe nuk u rrezikua objekti.