E premtja me plot humor dhe intervista ekskluzive me personazhet tuaj të preferuar në emisionin më të ri në Top Channel “Më lër të flas” erdhi. Vëllezërit Veshaj në pjesën e dytë të këtij episodi kishin ftuar reperin e njohur Gjiko.
Përpos muzikës së mirë dhe hiteve të shumta, ai ka qenë i përfolur së fundmi lidhur me një akuzë shumë të rëndë për mashtrim dhe përdhunim të një të miture para disa vitesh dhe lidhur me këtë për herë të parë në një intervistë, reperi reagoi.
Gjendja ime emocionale ka qenë shumë e rënduar edhe pse përpiqem mos ta shfaq. Kur dëgjoj një gazetë që thotë ka video që e provon atë akuzë, nëse ka shteti një video të atillë nuk do isha i lirë tani. Për mua askush nuk ka shkuar diku të ankohet kurrë, këtë e di sigurt. Le ta dinë të gjithë, herët a vonë e vërteta ka për të dalë. Kushdo që ka bërë keq një ditë ka për t’u ndëshkuar. I kam paditur portalet dhe gazetat. Asnjë nuk mundet të thotë ti je ‘kështu’ në momentin që ligji nuk e ka thënë. Në fund të ditës kur të mbarojë e gjithë kjo do thonë ‘ua çfarë i kemi bërë djalit’, nuk e di a do jenë aq burra e gra sa të më kërkojnë falje. Kush e ka bërë, e kam falur.
Reperi gjithashtu na zbuloi dhe një detaj shumë interesant lidhur me jetën e tij, ku na tregoi se në fakt dikur ka studiuar për mjekësi, por zgjodhi të ndjekë pasionin e tij.
I kam lënë studimet për mjekësi se bëra pakt me prindërit që nëse nuk më ecën muzika do i kthehem shkollës dhe deri më tani nuk i jam kthyer (qesh). Nëse nuk do isha reper, do isha mjek.