Një prej artistëve tanë më të dashur, një reper tepër i talentuar është Gjiko, i cili është i njohur për sensin e tij të humorit dhe në çdo intervistë na zbulon më shumë nga jeta private.
Së fundmi, i pranishëm në një intervistë ai na ka zbuluar disa data shumë të rëndësishme për të, ku njëra prej tyre ishte gusht 2017, për të cilën ai ka treguar se ka patur një aksident shumë të rëndë ku mund të kishte humbur jetën.
Në këtë aksident me makinë, ai kishte qenë së bashku me stafin e tij rrugës për në Shëngjin dhe automjeti në të cilin ai ndodhej po lëvizte me 258 kilometra në orë teksa ata po bënin dhe video.
Gjiko ka treguar disa detaje nga momenti i aksidentit, ku ai i kishte vendosur shoferit telefonin në fytyrë pasi donte të bënte një video dhe nuk kishte mundësi për të shikuar rrugën, por kjo nuk ishte plotësisht shkaku i ngjarjes.
Sipas fjalëve të reperit, e gjitha ndodhi prej një makine që u fut në korsinë e tyre, e cila përpos që ishte me timon anglez, diçka që nuk lejohet, po drejtohej dhe nga një 18 vjeçar. Artisti është shprehur se ende dhe sot nuk e di se pse ai person u fut në korsinë e tyre duke bërë që makina e tyre të ‘fluturonte’ me plot kuptimin e fjalës.
Edhe pse ishte një aksident mjaft i rëndë, ku makina mbeti krejtësisht e shkatërruar, fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.