Bota

Gjiganti farmaceutik danez “Novo Nordisk” që prodhoi ilaçin për humbje peshe është kompania më me vlerë në Europë!

Prodhuesi i ilaçeve për humbje peshe “Wegovy” është bërë firma më e vlefshme në Evropë, sipas një vlerësimi të fundit, duke rrëzuar nga froni konglomeratin francez LVMH. Aksionet u rritën ndjeshëm kur gjiganti farmaceutik danez, “Novo Nordisk”, hodhi në treg pilulën, që tashmë është shumë popullore në Mbretërinë e Bashkuar.

Firma vlerësohej në tregun e aksioneve në shumën rekord të 428 miliardë dollarëve. Ilaçi tani është i disponueshëm në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjithashtu në tregun privat. Wegovy është një trajtim për obezitetin që merret një herë në javë dhe iu krijon njerëzve idenë se janë të ngopur, kështu që përfundojnë duke ngrënë më pak dhe për pasojë humbin dhe peshë.

Personalitete të famshme si Elon Musk janë ndër përdoruesit e ilaçit, i cili ka mahnitur Hollivudin dhe publikun e gjerë që kur u miratua nga rregullatorët në SHBA në vitin 2021. Por ekspertët paralajmërojnë se ilaçet nuk janë një zgjidhje e shpejtë dhe as një zëvendësim për një dietë dhe stërvitje të shëndetshme.