Gjiganti i naftës dhe gazit BP do të përdorë Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar vendimmarrjen e inxhinierëve të saj. Kjo pasi, kompania nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare me kompaninë amerikane të teknologjisë Palantir. Kompania britanike planifikon të përdorë modele të mëdha gjuhësore për të analizuar automatikisht të dhënat nga faqet e saj dhe për të prodhuar këshilla për të ndihmuar njerëzit të arrijnë në përfundime.
Marrëveshja e re bazohet në një partneritet dhjetëvjeçar gjatë të cilit teknologjia e Palantir është përdorur për të krijuar një “binjak dgjital” të operacioneve të naftës dhe gazit të BP. Përdorimi i AI gjeneruese po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm në çdo industri, nga përshtatja e gjuhës së përdorur për t’iu drejtuar blerësve deri tek ndihma e studiuesve dhe shkrimtarëve. Debati vazhdon rreth asaj nëse AI do të zëvendësojë ose përmirësojë vendet e punës ekzistuese.
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit, në përgjithësi, janë shumë keq në dallimin e së vërtetës nga gënjeshtrat. Tani inteligjenca artificiale është aktuale, kështu që njerëzit pyesin nëse do të jenë në gjendje të njohin një gënjeshtër në mënyrë më efikase sesa teknologjitë e vjetra. Disa besojnë se është inteligjenca artificiale ajo që mund të ndihmojë në përmirësimin e njohjes sonë të gënjeshtrave dhe madje të jemi më të mirë në të sesa testet poligrafike. Sisteme të tilla mund të përdoren jo vetëm për të njohur gënjeshtrat në hetimet dhe marrjen në pyetje të policisë, por që një ditë të na ndihmojnë të dallojmë faktet reale nga lajmet e rreme.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti gjerman i Würzburgut ka zhvilluar një mjet që përdor inteligjencën artificiale dhe është dukshëm më i mirë se njerëzit në zbulimin e gënjeshtrave. Ata madje kryen një sërë eksperimentesh te njerëzit për të kontrolluar se si funksionon mjeti. Në një studim të botuar në revistën “iScience”, ata theksojnë se mjeti, në një farë mënyre, ishte ende i dobishëm, sepse i ndihmonte njerëzit që e përdornin të dallonin më mirë një gënjeshtër.